Kryemadhi: Kjo forcë politikë do jetë opozitë e fortë
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhe, përmes një statusi në “Facebook”, bën dhe një herë të ditur se kjo forcë politike do të jetë një opozite e fortë.

Statusi i plotë

Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!
Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë.

Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!
Shtuar më 27/07/2017, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori