Kryemadhi: Jam përgjuar nga Saimir Tahiri!
"Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama. Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus"

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka befasuar sot me një deklaratë ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri.

Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët”. Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit”, tha Kryemadhi.


Jeni përgjuar nga zoti Tahiri?

“Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama. Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus”,– deklaroi Kryemadhi.
Shtuar më 09/10/2019, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori