Kryemadhi: Jam paragjykuar gjithë jetën se jam gruaja e Ilir Metës
Kryetarja e Lëvizjes Socailiste për Integrim Monika Kryemadhi nuk nguroi që të përgjigjet nëse është ndjerë e paragjykuar ose jo si bashkëshortja e Ilir Metës.

“Gjithë jetën jam ndjërë paragjikuar se kam qenë bashëshortja e Metës. Jam paragjykuar gjithmonë të qenit në krah të Metës. Më thënë vajza e madhe dikur dhe më habiti, “Miqtë tuaj nuk do të jenë kurrë miqtë e mi, ndërsa armiqtë e juaj do të jenë gjithmoën armiqtë mi.”

Në fakt ajo kudo që ta kishte dëgjuar ishte shumë reale. Dhe unë si gruaja e Ilir Metës, miqtë e tij, nuk kam qenë kurrë miqtë e mi, ndërsa armiqtë e tij kanë qenë edhe armiqtë e mi. Por mund të them se partneri më i mirë dhe aleati më i mirë në të gjithë betejat ka qenë Ilir Meta, shkruan fax news.

Debatat e janë shumë të forta. Filloi një debat i zjarrtë me një pathos për djegien e mandateve. Në momentin që marr përsipër të diskutoj me të, për mua është një vlerë shumë e madhe. Kjo më bën mua shumë komode.

Ky është aleati im më i madh aleati tjetër janë miqtë në parti. Miqtë në parti janë të jashtëzakonshëm, përmend këtu Vasilin.”- u shpreh Kryemadhi./albeu.com/
Shtuar më 16/10/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori