"Ne të ftohtim do e
mposhtim se nuk e kemi
problem. Hajde
gëzuar. Qeveria mposhtet më 25 prill..."
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika
Kryemadhi ka ‘ndezur’ motorët e fushatës së partisë dhe sot ishte në Papër të Elbasanit ku takoi disa qytetarë dhe mbështetës.
Kryemadhi foli për administratën që sipas saj është e fryrë, por sërish qytetarët janë pa shërbim.
Kryetarja e LSI-së i dërgoi edhe një mesazh PS-së për 25 prillit, ndërsa ngriti një dolli me raki.
"Në të gjitha komunat e Elbasanit ka një
problem. Një nga gjërat që diskutojmë është jo vetëm rishikimi i reformës administrative.
Buxheti është 3-fishuar për shkak të administratave të fryra dhe shërbimi ndaj qytetarëve nuk shkon.
Unë dje kam qenë në Durrës ishte -2, Tirana sot ishte -4. Dielli është si gënjeshtar ndonjëherë.
Ne të ftohtim do e
mposhtim se nuk e kemi
problem. Hajde
gëzuar. Qeveria mposhtet më 25 prill. Unë them se na kanë ikur shumë njerëz për shkak të mungesës së punësimit dhe krijimit të hapësirave për punë.
Të gjithë kanë krijuar hapësira duke u larguar nga Shqipëria. Të gjithë thonë politikanët do krijojnë vende të reja pune por ne shquhemi për ta mbajtur fjalën"- tha
Kryemadhi.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 17:30