Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë, çfarë pritet të ndodh nesër me PD-në
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur në këto momente në selinë blu.

Sipas burimeve dy krerët e partive më të mëdha opozitare do të diskutojnë mbi vijimin e aksionit politik.

Gjithashtu ditën e nesërme PD pritet të mbledhë strukturat ku temat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar që PD ka paralajmëruar mesditën e së enjtes.

Prej disa muajsh PD ka dalë në protesta, duke kërkuar largimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike.

Pikërisht ecuria e aksionit politik do të diskutohet në mbledhje, ku nuk përjashtohet të vendoset edhe për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Të enjten ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar, nën drejtimin e Kryetarit Basha. Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin e PD. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori