Kryemadhi i drejtohet ashpër Etilda Gjonajt: Një halabake rrugësh!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërthyer sot në akuza ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda gjonaj të cilën e ka etiketuar alabake rrugësh.

Akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, e cila ka dhe lidhje familjare me presidentin e republikës. Akoma nuk ka kthyer përgjigje pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë të Drejtësisë”- tha Kryemadhi gjate fjales se saj mbajtur ne aktivin e Shkodres.

“Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e gjykatës kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë.

Por ama, një ministreshë, që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve. Siç merr guximin, një alabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë.

Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem, që siç falsifikoi procesverbalin për Neser Saitin për të mbyllur e Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjen e Habikljave që urdhrin e merrnin nga Rama përmes Tahirit, kjo po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë”- tha Kryemadhi.
Shtuar më 22/02/2020, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori