Kryemadhi hedh dyshimin e fortë për COVID-19 në Shqipëri: A e dini sa kanë vdekur në janar-shkurt?
"Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë...."

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i sheh me dyshim shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me bilancin e COVID-19 në vendin tonë.

Sipas saj, shifra e të vdekurve dhe të sëmurëve është disa herë më e lartë se numrat e bëra publike nga institucionet.

"Pse nuk pyesni sa shqiptarë kanë vdekur gjate muajve janar-shkurt? A ka ndonjë statistikë? Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë"- tha Kryemadhi për Ora News.

A janë sipas jush ato shifra që jepen nga Ministria e Shëndetësisë përditë, shifra të rregullta të qytetarëve që janë të sëmurë?

Sepse në qoftëse do të kishim një gjendje kaq të rëndë, do të shihnim komshinjtë tanë që do ishin rëndë…

Unë doja t’iu bëja në pyetje që ja kam bërë të gjithë gazetarëve.

Pse nuk pyesni sa shqiptarë kanë vdekur gjate muajve janar-shkurt? A ka ndonjë statistikë? Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë.

Pse nuk drejtoheni drejt personelit të sanatoriumit dhe t’i pyesni ka pasur raste të regjistruara që në periudhën shkurt dhe cilat qenë masat për t’u marrë? Unë nuk e shikoj covidin sikur të jetë SIDA, malaria apo kolera.

Për mua çështja covidit është një konsperacion i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo.

Mjafton të shikoni dje, ka qenë një lajm shumë qesharak në të gjitha televizionet se një institucion financiar kishte bërë dhuratë tre makineri. A e keni parë si lajm?

Shtuar më 25/04/2020, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori