Kryemadhi flet si kryetare e LSI-së, ja mesazhi goditës për Ramën
Në mbledhjen e Konventës së LSI-së, është zgjedhua në krye të kësaj force politike Monika Kryemadhi. Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se kjo parti do të jetë një opozitë e fortë.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj. Edhe pse do të jetë një rrugë e gjatë dhe me vështirësi, por jam e sigurt se do të jetë një rrugë që nuk ka kthim mbrapa.

Tashmë kemi një punë të madhe përpara, rezistencen pasive të shqiptareve ta kthejmë në një zë që proteston dhe denoncon nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Sheshet janë për popullin dhe jo për mitingjet e partive. Ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare. Ne do të jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar dhe shitblerjes së votave.

Rama mund të blejë me paratë e drogës opozitën e deritanishme edhe një opozitë ndërkombëtare por LSI kurrë nuk ka për ta blerë” tha Kryemadhi. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori