Kryetarja e LSI, Monika
Kryemadhi ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin, por nuk pa pasur asnjë simptomë.
Këtë e ka zbuluar kur do të operohej nga
bajamet dhe mjekët i thanë se kishte qenë e infektuar, por nuk ka përjetuar asnjë shenjë.
Në emisionin ‘Open’,
Kryemadhi tha: “Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptom.
Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga
bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin.
Maskën s’e kam vënë sepse s’kam
puthur asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Edhe Metën që e kam
puthur, s’e ka kapur dhe këtë gjë e kanë treguar testet. I kemi bërë të gjithë, i bëjmë herë pas here, se duhet t’i bëjmë”. /tch
Shtuar më 24/11/2020,
ora 22:15