Vidhnin energji elektrike, 1 i arrestuar dhe 6 nën hetim

Policia e Shkodrës ka arrestuar 1 perosn dhe 6 të tjerë i ka vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi kishin lidhur energjinë në mënyrë të paligjshme në banesat dhe bizneset e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. M., banues në Berdicë, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e nergjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 15.09.2023 09:49