Gjatë një interviste për mediat në Kosovë kryetarja e LSI Monika
Kryemadhi u angazhua se do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit, duke theksuar se dy vendet nuk do të ndahen nga taksat financiare.
monika
kryemadhi
“Për sa i përket taksës, ne do ta kthejmë mbrapsht gjithë atë taksë. Atë që nuk na ndanë dot shekujt, nuk mund të na ndajnë dot pejtollet e rrugëve, kështu që të jeni të bindur që shumë e shpejtë do të jetë dita që do të rrënohet një taksë ndarjeje, edhe financiare. Boll kemi paguar taksat e ndarjeve shpirtërore, tashmë nuk mund të ndajnë më taksat financiare”, shprehet
Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së foli edhe mbi
mbiemrin Kryemadhi duke treguar detaje nga celebrimi me
Ilir Metën.
“Sepse në fakt e kam
mbiemrin Kryemadhi. Edhe kur jam martuar, kur kemi bërë celebrimin bashkë me Ilirin, punonjësja e gjendjes civile na pyeti: Mbiemri? Sigurisht që
Kryemadhi, – i thashë unë. Po patjetër që
Kryemadhi, – i tha dhe Iliri, – se si mund ta ketë ndryshe
mbiemrin?
Ndoshta instinkti i parë nuk ka qenë le të themi
Kryemadhi për të ruajtur një lloj identiteti apo për të treguar një lloj karshillëku ndaj mbiemrit
Meta, sepse unë do të isha shumë e nderuar të kisha
mbiemrin Meta,
mbiemrin e
Ilir Metës, por ndoshta në atë kohë e kam menduar edhe pak si vajzë babai, sepse kandidonim për deputetë, dhe gjithmonë deputetët që kandidonin në një proces mazhoritar, në të cilin kemi qenë në atë kohë, shkruhej emri i kandidatit, emri i babait dhe mbiemri dhe unë nuk mund të shkruaja:
Monika Ramazan
Meta, kur ndërkohë babai im quhej Ramazan
Kryemadhi dhe ky ka qenë instinkti i parë i mbiemrit
Kryemadhi. Por, më pas sigurisht edhe eksperiencat, edhe shumë gjëra të tjera, ose njohjet, unë atëherë kam qenë Zëvendës-presidente e Internacionales të Rinisë Socialiste, që në vitin 1994 jam zgjedhur, dhe unë celebrimin me
Ilir Metën e kemi bërë pasi na ka lindur vajza jonë e parë, Bora, në janar të vitit 1999”, shprehet
Kryemadhi.
Shtuar më 03/02/2021,
ora 16:46