Kryemadhi: Ç'më tha Fuga tek për tek për Ramën
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka rrëfyer një bisedë të shkurtër që ka patur me këshilltarin për mediat të Edi Ramës, Endri Fuga.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e “Ora News”, Kryemadhi tha se kishte qenë e pranishme para shumë vitesh në një drekë me Ilir Metën, i cili është bashkëshorti i saj, Endri Fugën dhe Ardit Gjebrean.

Në një moment kur Meta është çuar nga tavolina, Kryemadhi thotë se Fuga i ka thënë se është shumë e çuditshme që Rama sillet në media, siç sillet Metajetën e përditshme.

“Para shumë vitesh kemi qenë në një drekë me Endri Fugën dhe Ardit Gjebrenë, në Ibë tek amfiteatri i Gëzim Kames.

Kemi qenë duke ngrënë një drekë dhe në një moment Ilir Meta çohet nga tavolina dhe Endri Fuga më pyet mua dhe më thotë: E çuditshme, Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Metajetën e përditshme dhe Ilir Metajetën e përditshme është siç është Edi Rama në media.

Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme.

Pra atë njeriun e ngurtë që qytetarët shqiptarë kanë parë Ilir Metën kur ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti, në pozicione politike, në jetën e përditshme është krejt tjetër.”, tha Kryemadhi.
Shtuar më 14/09/2019, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori