Kryemadhi bën deklaratën e papritur për COVID-19: Konspiracion!
Ndërkohë që ekspertët botërorë kanë dalë njëzëri në lidhje me COVID-19 duke e konsideruar atë një virus biologjik të pacënuar nga njeriu, Monika Kryemadhi e sheh ndryshe.

Gjatë një interviste në Ora news, Kryemadhi deklaroi se koronavirusin e ri, COVID-19 është një konspiracion, duke mos dhënë më shumë detaje mbi arsyen pse e quan të tillë.

"Për mua çështja covidit është një konsperacion i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë..."

Deklarata e plotë e Kryemadhit:

Unë doja t’iu bëja në pyetje që ja kam bërë të gjithë gazetarëve. Pse nuk pyesni sa shqiptarë kanë vdekur gjate muajve janar-shkurt? A ka ndonjë statistikë? Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë.

Pse nuk drejtoheni drejt personelit të sanatoriumit dhe t’i pyesni ka pasur raste të regjistruara që në periudhën shkurt dhe cilat qenë masat për t’u marrë? Unë nuk e shikoj covidin sikur të jetë SIDA, malaria apo kolera.

Për mua çështja covidit është një konspiracion i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo.

Mjafton të shikoni dje, ka qenë një lajm shumë qesharak në të gjitha televizionet se një institucion financiar kishte bërë dhuratë tre makineri. A e keni parë si lajm? /albeu.com/


Shtuar më 25/04/2020, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori