Kryemadhi: Asnjë deputet i PS nuk i doli në mbrojtje Tahirit, deri dje i lëpiheshin...
Pëlqej
E ftuar këtë mrëmje në emisionin "Top Story" me Soko Ballën në “Top Channel”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste në vijim të çështjes së përgjimeve ku përmendet emri i Saimir Tahirit ka thënë se sot nuk ke asnjë deputet socialist që ti ketë dalë në mbrojtje atij.

“Nuk ke një deputet socialist që i del në mbrojtje Tahirit, deri dje i lëpiheshin nga pas për ti punësuar një polic.” Ka thënë Kryemadhi duke vijuar me akuzat e përfshirjes në botën kriminale të shumë shefave në radhët e policisë.

Sa për aksionin opozitar dhe për takimin e sotëm me partitë politike Kryemadhi tha:

“Nuk janë vetëm partitë politike ato që do ti bashkohen kësaj platforme por do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë gjithashtu do të ketë edhe rakordime me ndërkombëtarët.”
“Ka parti të cilat do të vijën dhe do të bashkohen me frontin opozitar. Halli nuk është më klasa politike, është një nga pikat. Ne do të krijojmë një platformë, diskutime me shoqërinë civile, akademikë dhe me qytetarët. Do të kemi akordim edhe me ndërkombëtaret. Emergjentja është çështja e krimit më tej me çështjet ekonomike e sociale” tha Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori