Kryekomunari i PD-së nën akuzë për falsifikim dokumentesh
Faz Shabaj, kryetar i komunës Postribë në Shkodër, vërtetonte me firmë e me vulë se kërkuesit e azilit në vendet e BE-së, ishin persona të rrezikuar nga gjakmarrja. Kjo situatë ka vazhduar derisa shteti belg ka denoncuar tek autoritetet shqiptare.

Prokuroria ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkodrës dosjen në ngarkim të kryekomunarit dhe 11 emra të tjerë, të cilët sipas prokurorisë janë hetuar pa masë sigurie, por që rezultojnë të gjithë në të njëjtën akuzë, raporton Shekulli.

Në të gjithë dokumentacionin e lëshuar flitet për “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, që sipas tyre vijon të ekzistojë në emër të gjakmarrjes, duke sjellë kështu raste ndjekje, përndjekje mes familjesh që kanë pasur konflikte. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori