“Kryehajduti erdhi dhe dha shfaqje”, Basha flet nga Durrësi
Partia demokratike ka pasur një takim ditën e sotme më qytetarët e Durrësit ku Basha është shprehur se Rama, kryehajduti i votave erdhi dje në Durrës dhe dha një shfaqje të shëmtuar.

“Fryn era e ndryshimit era e lirisë që ka ardhur gjithmonë nga qyteti juaj. Anembanë po fryn e shpresës për një ndryshim të madh të vërtetë të cdo familjeje shqiptare. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë liri e mundësi për cdo qytetar drejtësi e barazi para ligjit.

Sa herë që një regjimi i vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqje të shëmtuar përsëriti edhe dje në Durrës njeriu përgjegjës për varfërimin më të madh të shqiptarëve, kryehajduti i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve e të shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke rritur koston e jetesës.

Ja ku jemi këtu, dua t’ju pyes si janë punët këtu në Durrës, dje isha në një takim, për ngushëllimnë shtëpinë e Ali Memës, dhe biseda e parë janë hallet e përditshme që iu kanë zënë fytin.” u shpreh Basha. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori