Kryebashkiaku i Vlorës reagon ndaj Erionit: Ka nevojë për psikolog!

Pas akuzave të rënda nga ana e të riut i cili kërcënoi se do të hidhej nga vinçi, një përgjigje ka ardhur edhe nga ana e kryebashkiakut të Vlorës, i cili thotë se ai i ka ofruar mbështetje maksimale. Dritan Leli bën me dije më tej se i riu ka nevojë për tu trajtuar me psikolog.

“E kam takuar disa herë Erjonin, i kam ofruar mbështetje maksimale. Djali ka thënë versione të ndryshme të jetës së tij, ka nevojë për trajtim me psikolog.

Çdo person në nevojë do ta ketë të hapur derën time, edhe Erjonit i kam ofruar strehim në konvikt, i kam ofruar t’i paguaj qiranë e shtëpisë, por s’ka pranuar”, ka thënë Leli.

Sipas Erion Selimajt, kryebashkiaku i Vlorës ka bërë telefonata për ta burgosur atë. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori