Kryebashkiaku i PDIU-së shpërthen ndaj ministrit Ilir Beqaj: Shëndetësia në mjerim!

Kritikat ndaj ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë mbarim, pas denoncimit public për gjendjen e autoambulancave në Tiranë, një tjetër denoncim vjen në adresë të shërbimit të shëndetësisë.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Bushi Nuredini, i cili është përfaqësues i PDIU-së, ka shpërthyen ndaj shërbimit mjekësor dhe ministrisë së shëndetësisë, Ilir Beqja.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social në Facebook Nuredini ka postuar ca foto të një mjeti që thuhet se është autoambulancë.

“Një barakë për ambulancë që do të duhej t'i shërbente 100.000 banorëve.

A ka turp më të madh se ky???

Të na rrojë Ministria e Shëndetësisë...”, shkruan Nuredini në profilin e tij në Facebook, ndërsa e shoqëron edhe me fotot që i shikoni më poshtë./albeu.com/



Shtuar më 10/02/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori