Kryebashkiaku i nxjerr "sekretin" Ballës: Ja përse Rama s'të bën ministër
Në një reagim të mëparshë, kryesuesi i listës së socialistëve për Elbasanin Tulant Balla ironizoi kreun e Bashkisë së Cërrikut për rezultatin duke i thënë ndërkohë që duhej të jepte dorëheqjen, ashtu siç bëri edhe kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një reagim të mëvonshëm, kryebashkiaku i Cerrikut, Altin Toska
tha se atë e kishin votuar qytetarët dhe do të ishte në shërbim të tyre.

Në reagimin e tij, Toska ka nxjerrë edhe një "sekret" duke zbuluar shkakun sipas tij që Rama nuk e bën ministër Ballën.

"Për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë sepse është forcë e parë e rinisë është forcë e parë e integritetit dhe dinjitetit Tao që ti nuk i ke njohur dhe s'besoj se ke për ti njohur, prandaj edhe shefi yt nuk të bën ministër sepse e di që ti gjithmonë qeni që leh për të do jesh", - thotë Altin Toska ndër të tjera në reagimin e tij"., -shkruan ai në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori