Kryebashkiaku i Lushnjës rikthehet tek LSI
Pëlqej
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku ka deklaruar se do të rikthehet në LSI pas largimit nga kjo forcë politike disa muaj më parë kur u rreshtua në krah të Partisë Socialiste.

Kryebashkiaku ka thënë se do të rikthehet në LSI, në partinë e cila e kandidoi në zgjedhjet lokale duke i dhënë mandatin e kryebashkiakut.

Kreu i LSI-së Ilir Meta pritet të marrë pjesë sot në ceremoninë e rikthimit të kryebashkiakut të Lushnjës në parti. Ai ishte larguar disa muaj më parë duke deklaruar se bëhej pjesë e Partisë Socialiste pasi ishte i pakënaqur me LSI-në.
Shtuar më 19/11/2010, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori