Kryebashkiaku i Lezhës ia thotë në sy Ramës: Më prit në protestë më 27 janar!
Pëlqej
Kreu i bashkisë Lezhë sot ka marrë pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai shprehu mbështetje por duke shtuar se është në krah të PD-së dhe do ta mbështesë atë në protestën e 27 janarit.

“Nuk ishte e gabuar, ishte e duhura në kohën e duhur, u diskutua për shumë gjëra dhe për probleme konkrete, edhe pse nuk jeni në të njëjtin drejtim politik me kryeministrin.

Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave.

Unë do të jem në datën 27 janar në protestë, më gjithë partinë time, nuk diskutohet.

Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë”- tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori