Ishte në gjendje kritike, legjenda e futbollit turk mposht koronavirusin

Ish-portieri i kombëtares turke dhe Barcelonës, Rustu Recber ja ka dalë të mposhtë koronavirusin edhe pse para disa ditësh ai ishtë në gjendje kritike duke i mbajt në ankth të gjithë.

Ishte gruaja e tij, Isil Recber, ajo që lajmëroi ditën e sotme me një mesazh të gjatë në Instagram, se legjenda turke ia ka dalë ta lërë pas virusin e tmerrshëm.

“Çfarë dite e mrekullueshme! Faleminderit Zot. Pas 11 ditësh tepër të vështira, burri im është shëruar. Zoti i pranoi lutjet. Ai na sheh dhe na mbron. Të dashur miq, familjarë dhe të dashurit tanë, Allahu ju shpërbleftë me çfarë ju dëshiron zemra”, shkruan Isil.

Rustu u largua nga futbolli në vitin 2012, pas një karrierë të rëndësishme.

Ai kishte arritur të fitonte shumë trofe me skuadrat e tij, si dhe kishte ndihmuar Turqinë të arrinte vendin e 3-të në Kupën e Botës 2002.

Rustu gjithashtu është lojtari me më shumë paraqitje për Turqinë, me plot 120 ndeshje.


Shtuar 6.04.2020 16:05