Me të afërmin e vdekur në bagazh, policia italiane zbulon trupin në makinën e dy shqiptarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Policia italiane ka ndaluar dy shqiptarë nga Kosova në portin e Barit, teksa po përpiqeshin të kalonin në kufi të afërmin e tyre të pajetë.

Trupin e tij e kishin futur në bagazhin e makinës, mbështjellë me kuti dhe me çarçaf.

Sipas mediave italaine, “dy kosovarët po përpiqeshin që ta kthenin të afërmin për ta varrosur në vendlindje”.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se viktima kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia italiane më pas e dërgoi trupin e pajetë në morg.


Shtuar 17.06.2020 08:31