Kruja drejtë shkatërrimit
Nga qyteti i Krujës, kreu i Partisë Socialiste akuzoi sot Qeverinë për shkatërrim barbar të këtij qyteti dhe të gjithë zonës për rreth saj. Kryesocialisti kërkoi votën e krutanëve që pas 23 qershorit e gjithë kjo masakër të marrë fund.


"Kjo është zonë që në hartë figuron me male, por kështu si po gllabërohet ka ardhur dita që të bëhen harta të reja të figurojë pa male. Ngrënia e të gjithë kësaj pasurie të madhe historike dhe kulturore, në kushtet kur kalaja është nga pikat më të kërkuara për t'u vizituar, është shëmbëlltyra më kuptimplotë e domosdoshmërisë që në 23 qershor ky rrënim që tek Kruja gjen pamjen e vet më rrënqethëse të marrë fund. Ky është një rrënim historik pë rtë gjitha kohës që vijnë, një rrënim, të cilin historia shqiptare nuk do t'ia falë rrënuesve, por nuk do të na e falë as ne në rast se nuk e ndalim më 23 qershor", tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori