KRTRSH miraton Unazën e Madhe
Pëlqej
Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi sot projektet e dy segmenteve rrugore, Kthesa e Kamzës- Komuna e Parisit dhe Sauk-Shkolla Teknologjike, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Dy segmentet rrugore pritet t'i japin drejtim trafikut të Tiranës duke i drejtuar automjetet drejt Unazës së Madhe në jug dhe veri. Ato do të jenë me 8 korsi, trotuare 3-5 metra të gjerë dhe korsi të veçanta për mjetet e transportit urban, tramvait, bicikletave.

Të dy akset do të kenë punimet inxhinierike, kanalizimet, gjelbërim dhe ndriçim dhe një sërë vepra arti, mbikalime, nënkalime dhe ura.
Shtuar më 15/11/2010, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori