KRONIKA E PLOTË/ "Shqiptarët, hajdutë". Ja se si Vangjel Tavo denoncon Shqipërinë në televizionin grek (FOTO & VIDEO)

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka vijuar akuzat ndaj Policisë së Shtetit edhe në Greqi.

Ai ka hyrë nëpërmjet një lidhjeje me skype në emisionin e TV Star të Greqisë duke mbështetur ankesat e banorëve të Jorgucatit se ndodheshin nën terrorin e hajdutëve.

I shoqëruar nga imazhet vidoe ku sipas televizionin grke banorët kishin mbyllur me kangjella shtëpitë për t'u mbrojtur nga hajdutët, Tavo është ankuar për Policinë e Shtetit duke thënë se ata mbështesin kriminelët. "Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet ( ndiqni videon më poshtë).

Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis. Dje i quajta kriminelë"., - shprehet ai ndër të tjera.

Kronikat mbi vjedhjet në fshatrat minoritar grek në Gjirokastër kanë qenë të shpeshta kohët e fundit nga televizioni grek Star TV duke e paraqitur Shqipërinë si një vend që nuk mbron të drejtat themelore të minoritetit këtu, siç është ajo e sigurisë së pronës dhe sigurisë fizike.

Për ta të keq, ahengut grek për të nxirë Shqipërinë kësaj radhe i është bashkuar edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili për ironi të fatit paguhet me taksat tona. /Albeu.com/


tavo-ne-emisionin-e-tv-star_news" target="_blank">Vangjel Tavo ne emisionin e TV Star by albeu
Shtuar më 01/02/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori