Kroatet dhe shqiptaret me se paku i besojne Serbise
Albeu.com
Serbinë si vend fqinj më së shumti e shikojnë qytetarët e Malit të Zi edhe atë 69,1 për qind nga të anketuarit, më pas vijnë banorët e Maqedonisë me 54,8 për qind, Bosnjë- Hercegovina me 44,3 për qind përderisa vetëm 6,9 për qind e qytetarëve të Kroacisë e shohin Serbinë si vend mik.
Në Shqipëri 7,6 për qind mendojnë se Serbia është fqinj miqësor, ndërsa në Kosovë këtë e mendojnë vetëm 3,5 për qind, ka treguar hulumtimi i bërë nga Gallup International nw Ballkan. Ndërsa sa u përket marrëdhënieve me fqinjët hulumtimi ka treguar se në të gjitha pjesët e rajonit, përveç në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë, më shumë se gjysma e të anketuarve konsiderojnë se marrëdhëniet me fqinjët nuk janë aq të forta, shkruan “Blic”. Përgjigje të tillë kanë dhënë 67,6 për qind e të anketuarve në BH, 63,6 për qind në Serbi, 63 për qind në Maqedoni, ndërsa 51 për qind në Kroaci. Në Kosovë 45 për qind e të anketuarve konsiderojnë se marrëdhëniet nuk janë aq të mira, ndërsa në Mal të Zi 41,9 për qind e qytetarëve konsiderojnë se marrëdhëniet janë shumë të dobëta. Në Shqipëri 38,2 për qind e të anketuarve vlerësojnë se marrëdhëniet ekzistuese me fqinjët janë në nivel të duhur. Hulumtimi ka treguar se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë e përkrahin krijimin e Shqipërisë së madhe, përderisa çdo i dyti i anketuar konsideron se kjo mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. Të pyetur se a e përkrahin krijimin e Shqipërisë së madhe pozitivisht janë përgjigjur 74,2 për qind e të anketuarve në Kosovë dhe 70,5 e të anketuarve në Shqipëri.
Shtuar më 01/02/2010, ora 16:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori