KROACI, Ish-ministri maqedonas Boshkovski dorezohet neser ne Hage
Pëlqej
Albeu.com
ZAGREB - Ish-ministri i Brendshem maqedonas, Ljube Boshkovski, i paditur per krime lufte nga Gjykata Penale Nderkombetare dhe i burgosur ne Kroaci, do te dorezohet neser ne HageZAGREB - Ish-ministri i Brendshem maqedonas, Ljube Boshkovski, i paditur per krime lufte nga Gjykata Penale Nderkombetare dhe i burgosur ne Kroaci, do te dorezohet neser ne Hage, beri te ditur sot per AFP-ne avokati i tij, Ante Nobilo. "Ai vendosi sot t'i dorezohet TPI-se dhe te niset nga Zagrebi per ne Hage", tha Nobilo. Paditja e Boshkovskit u be publike javen e kaluar ne Shkup. Ai akuzohet per "shkelje te ligjeve dhe te zakoneve te luftes" gjate nje operacioni te kryer ne Ljuboten, ne veriperendim te Maqedonise, gjate konfliktit shtatemujor mes luftetareve shqiptare dhe forcave qeveritare maqedonase me 2001. Boshkovski u arrestua ne gusht 2004 ne Kroaci mbi bazen e nje mandatarresti te leshuar nga Shkupi.
Shtuar më 24/03/2005, ora 03:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori