Kërkoi procedim të gjyqatarëve, KLD i rrëzon 3 kërkesa ministrit të Drejtësisë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili për procedimin penal të 3 gjyqtarëve.

Konkretisht bëhet fjalë për kërkesën e ministrit të Drejtësisë për:

– procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L.S.

– dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J.Q, kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

– procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A.B.

Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarëve, si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e tre kërkesave të ministrit të Drejtësisë.

Sakaq, sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;

Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit./albeu.com/


Shtuar më 24/03/2017, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori