Kërkesa në Kuvend, kërkohet shkarkimi nga AMF i gruas së Dashamir Shehit (FOTO LAJM)

Shkresa mban datën 22 shkurt e ka të bashkëlidhur edhe një vendim të një ditë më parë, ku përcaktohen edhe arsyet mbi të cilat argumentohet kjo kërkesë që i drejtohet kreut të komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe e për dijeni edhe kabinetit të kryeministrit.

“Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e darës 21 shkurt 2017 shqyrtoi përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj.Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF”, shkruhet në kërkesën e siguruar nga televizioni SCAN.

Përplasjet mes kreut të AMF dhe anëtarëve të Bordit janë shfaqur në publik që në mesin e vitit të kaluar e kishin të bënin kryesisht me vendimmarrjen e me rekrutimet në institucion.

Kujtojmë se Enkeleda Shehi është bashkëshortja e deputetit të opozitës, Dashamir Shehi. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori