Me pranga dhe duar të gjakosura, dalin pamjet nga arrestimi i Dan Hutrës (FOTO)

Kanë dalë pamjet e para nga arrestimi i Dan Hutrës, autori i masakrës që terrorizoi sot kryeqytetin.

Hutra u arrestua pas disa orësh në arrati dhe shihet me pranga në duar dhe i gjakosur.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe armën me të cilën u kryen tre vrasjet.

Mësohet se 40-vjeçari është arrestuar në afërsi të landfillit të Sharrës.


Shtuar 1.03.2023 19:14

Tags: