Kriza politike, Withers takon Topallin
Pëlqej
Albeu.com
Kur kanë mbetur edhe pak orë, nga nisja e seancës parlamentare, ku do të diskutohet për miratimin e Kodit të ri zgjedhor, diplomacia amerikane duket se po luan gurët e fundit.Pikërisht situata politike në vend, e përkeqësuar së fundi nga greva e dhjetë deputetëve, e ka shtyrë ambasadorin amerikan të akredituar në Tiranë Xhon Withers që të zhvillojë një sërë takimesh. Pak minuta më parë, Withers është takuar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Në thelb të diskutimit ishte situata politike në vend. Takimi është zhvilluar në kryesinë e Parlamentit, me kërkesë të Withers.

Ndërkohë, më parë shefi i diplomacisë amerikan në Shqipëri është takuar edhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj dhe me atë demokrat Astrit Patozi.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan, është takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Shumica prej takimeve, ishin syrit të medias, ndërsa hollësitë rreth këtyre takimeve, nuk u bënë publike.
Shtuar më 18/11/2008, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori