Kriza politike, Sonila Meço: Burimet më thonë se ka një platformë për tranzicion kushtetues të pushtetit
Mbrëmjen e djeshme Sonila Meço në emisionin "Tempora" ka deklaruar në lidhje me krizën politike në vend se ekziston një platformë që flet për një tranzicion kushtetuespushtetit. Gazetarja ka deklaruar se këtë informacion e ka nga burime të sigurta. Sipas saj kjo platformë synon të zgjidhë krizën politike në vend.

"Në bazë të disa burimeve jozyrtare kemi mësuar se ekziston një platform, ose një udhërrëfyes, i cili flet për një tranzicion kushtetuespushtetit, i cili ndoshta është duke u diskutuar me protagonistët e komunitetit ndërkombëtar. Kjo mbetet për tu parë. Çështja synon të zgjidhë krizën aktuale duke iu referuar një marrëveshje siç është edhe ajo e përzhinos", thotë Meço.

Prej disa muajsh vendi ndodhet në krizë politike. Edi Rama shfaqet i vendosur që vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe më 1 qershor do të zhvillojë edhe mitingun e parë të fushatës. Ndërsa opozita e bashkuar vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e qeverinë Rama.


Shtuar më 29/05/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori