Edmond
Panariti ka komentuar situatën
politike në vend,
ndërsa theksoi se konsensusi mes
palëve është i vonuar
ndërsa ai duhet të ishte arritur që në 25 maj.
“Është shume dëshpëruese qe palët arrijnë një kompromis për të garantuar zhvillimin normal te një procesi zgjedhor. Mendoj qe ky kompromis është i vonë dhe duhet të arrihej që në datën 25 kur u paraqit një propozim nga ndërkombëtarët.
Që për mendimin tim ishte baza për dakordësi. Ky është qëndrimi i LSI për të qenë në krye të promovimit të dialogut dhe bisedimeve për të kapërcyer këtë ngerç në mënyrë që të prevalojë interesi i vendit, interesi i Shqipërisë, që kërkon qëndrueshmëri dhe klasa
politike për pasojë duhet të garantojë proces zgjedhor të qetë duke respektuar afatet ligjore dhe kushtetuese.
Për fat të keq fryma e dakordësisë nuk është instaluar mes
palëve. Të marrim shembull nga 5 Maji dhe të japim zgjidhje këtij ngërçi. Shpresoj që dakordësia të arrihet sa me shpejt në të kundërt klasa
politike do të mbajë përgjegjësi para popullit”,- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2017,
ora 12:56