Kriza politike në vend, Lu dhe Arvizu takojnë Ramën
Situata politike në vend është më e tensionuar se kurrë, dhe kolapsi nuk është tashmë vetëm në kampin opozitar por edhe në atë të maxhorancës ku LSI dhe PS është drejt një divorci të sigurt.

Por në këto kushte një rol të rëndësishme po luan faktori ndërkombëtar të i cili me anë të takimeve të njëpasnjëshme mes krereve shqiptarë dhe ambasadorëve të huaj pritet të arrihet një marrëveshje.

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe paraardhesi i tij Aleksander Arvizu, kanë vijuar sot axhenden e takimeve të tyre me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim vjen nje dite pasi Lu dhe Arvizu takuan kreun e opozites Lulzim Basha dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Në qendër të bisedimeve ka qënë sipas PD, kerkesa e panegociueshme e opozitës për qeveri teknike si e vetmja mundësi që i siguron vendit zgjedhje të lira./albeu.com/

Shtuar më 04/04/2017, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori