1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Kriza politike, Meta takohet sot edhe me Bashën
Një ditë e rëndësishme për politikën shqiptare, pritet të jetë kjo e sotmja. Nga njëra anë është paralajmëruar një takim mes kreut të LSI Ilir Meta dhe kryeministrit Rama për të vendosur mbi të ardhmen e koalicionit, nga ana tjetër buri8me jo zyrtare bëjnë me dije se Meta sot do të takojë dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, është folur për një takim paraprak që kreu i LSI-së Ilir Meta do të zhvillojë me kryeopozitarin Lulzim Basha për të tentuar edhe zgjidhjen e krizës politike.

Këto dy takime shumë të rëndësishme, mund të ndryshojnë fatin e krizës që ka kapluar Shqipërinë por edhe fatin e zgjedhjeve të qershorit.

Takimi RamaMeta pritet të mbahet sot në orën 10 në Hotel Tiranë. Mësohet se Ilir Meta do të shoqërohet në këtë takim nga Luan Rama, ndërsa Edi Rama do të shoqërohet nga Gramoz Ruçi.Kujtojmë se në 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ./Albeu.com/


Shtuar më 15/04/2017, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori