Kriza politike, Lu takon Majlinda Bregun
Pëlqej
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu sot ka zhvilluar një takim me deputeten demokrate Majlinda Bregu.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave por mësohet se ishte një takim normal pune mes kryetares dhe ambasadorit amerikan.

Pas takimit, Bregu ka pranuar se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për situatën politike në vend.

“Situata politike në vend është e tensionuar dhe për këtë faktori ndërkombëtar është i shqetësuar”- ka thënë Bregu.

Ajo teksa pranon se ishte një takim pune ka sqaruar se takimi i paraprin vizitës në vendin tonë të negociatorit McAllister. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori