Rradhë të gjata në doganë, emigrantët largohen nga vendi mbas festimeve të Pashkës

Shqiptarët që jetojnë në vendet fqinje apo botë po largohen nga vendi pas përfundimit të festës së Pashkëve. Mësohet se shqiptarët që jetojnë në Greqi janë larguar që pasditen e sotme drejt vendit fqinj.

Në pikën doganore të Kapshticës, janë krijuar radhë të gjata për shkak të fuksit të shumë të qytetarëve që po largohen. Për shkak të fluksit të madh, në doganë po punohet me 4 sportele në dalje të vendit, në mënyrë që të eleminohet radha./albeu.com