Kriza politike, Berisha dhe Rama ne presidence me delegacionin e KiE
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës Edi Rama janë ulur sërish në tryezë në presidencë por këtë herë edhe me pjesëmarrjen e delegacionit të Këshillit të Europës.
Kryeministri Berisha, është i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe lideri socialist Edi Rama është i shoqëruar nga kreu i Asamblesë kombëtare, Gramoz Ruçi.
Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës është rikthyer në zyrën e kreut të shtetit Bamir Topi ku po diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend. Ky është takimi i dytë brenda ditës të delegacionit të KiE-së në presidencë por këtë herë në takim së bashku me presidentin Topi janë edhe dy liderët politikë.
Ky takim vjen pas takimeve të mëparshme që delegacioni kreu me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha, dhe së fundi me kreun e opozitës Edi Rama. Në takimin e pasdites pritet të ketë gjëra konkrete sa i takon formulës së zgjidhjes së krizës politike.
Shtuar më 23/02/2010, ora 00:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori