Kriza në Greqi dhe Itali, emigrantët u kthyen brënda 4 vitesh
Sa i takon periudhës 2009-2013, INSTAT ka prezantuar të dhënat për emigracionin. Sipas INSTAT, gjatë viteve 2009-2013 u kthyen në Shqipëri 133.544 emigrantë, ku në 94 % të rasteve që janë kthyer kanë qenë vullnetare.

Theksohet se emigrantët janë kthyer kryesisht nga shtetet fqinje si Greqia e Italia. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, 73.7 % e emigrantëve të kthyer janë meshkuj, ndërsa 26.3 % janë femra.

Mosha mesatare e emigrantevekthyer është 38.6 vjeç. INSTAT shton se ritmi i kthimit të emigrantëve u shtua pas nisjes së krizës në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori