Presidenti i ri, Paloka zbulon planin e demokratëve

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për kandidimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës.

Në një reagim për gazetarin e News24, Osman Stafën, Paloka tha se do të votojnë kundër.

“Qendrimin tone e kemi bere te qarte me kohe, ka dhe vendim te Keshillit Kombetar per kete ceshtje; nuk votojme asnje kandidat te Rames. Neser deputetet tane do te jene ne salle per te votuar kunder kandidatit te Rames”, tha ai.


Shtuar 3.06.2022 20:20