Kriza dhe Spiritualiteti, Universiteti Bedër konferencë ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër në bashkëpunim me Universitetin “ Fatih” në Turqi, organizuan Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat Humane me temë “Kriza dhe Spiritualiteti”.

Në konferencë morën pjesë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Italia, SHBA, Kosova, Maqedonia, Turqia, Bosnjë Hercegovina dhe vende të tjera të cilët referuan që lidhen me marrëdhënien midis krizës si një koncept mjaft i gjerë, ku përfshihen kriza ekonomike globale, krizat mjedisore, krizat politike, krizat humanitare, krizat sociale, krizat që përjton sot familja, krizat psikologjike dhe spiritualitetit si një pjesë e rëndësishme e përvojës njerëzore.

Kryetari i Konferencës, njëkohësisht dhe përgjegjës Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan Tekineş, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga universitete të ndryshme, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të opfrojnë idetë e tyre në këtë fushë.

Ai vuri theksin në rëndësinë që merr studimi i një marrëdhënies midis krizës dhe spirutalitetit të njeriut duke e konsideruar këtë si një kontribut të madh në zgjidhjen e probleme që ka bota moderne në ditët e sotme.

“Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të shumë krizave serioze që prekin dimenione të ndryshme të njeriut. Simptomat siç janë, prishja e balancave, humbja e ekuilibrit global, largimi nga vlerat njerëzore, cënimi i paqes sociale dhe falimentimi i jetës ekonomike, janë treguesit kryesore që na ndihmojmë të përcaktojmë një gjëndje krize. Duke qënë se në thelb të çdo krize, qëndron njeriu, në gjetjen e rrugëve të zgjidhjes del në pah rëndësia që ka njohja e qënies njerëzore me të gjitha dimensionet. Për ta njohur më mirë njeriun, ai duhet të analizohet si një qënie e plotë, me shpirtin dhe ndërgjegjen e tij”, u shpreh, Prof. Tekines.

Në konferënce referuan si folës kryesorë edhe Prof. Dr. Francesco Zannini, nga Italia dhe Prof. Dr. John Pahl nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Punimet e konferencës i përshëndetën gjithashtu edhe të ftuar të shumtë, drejtues dhe akademikë nga universitete shqiptare të cilët vlerësuan Universitetin Hëna e Plotë Bedër për organizmin e kësaj konference dhe kontributin e dhënë në këtë dy vite në fushën e kërkimit shkencor. Gjatë sesioneve të konferencës do të referohen rreth 45 kumtesa nga pjesëmarrësit dhe punimet do të zgjasin deri në datën 19 maj 2013.
Shtuar më 17/05/2013, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori