Kriza, biznesi kerkon lehtesi
Albeu.com
Biznesi shqiptar e ndjen veten te pasigurt perballe situates se tensionuar ekonomiko-financiare nderkombetare. Dhoma e Tregtise dhe Industrise i eshte drejtuar edhe nje here qeverise te krijoje lehtesi fiskale.“Kerkojme nga qeveria te institucionalizoje nje tryeze te perbashket qeveri-biznes per te diskutuar rruge konkrete per masat qe duhet te merren. Ne kerkojme te ndermerren stimuj fiskale, te legalizohen asetet tregtare dhe te hiqen pagat e references per sektorin e ndertimit,prodhimit e per biznesin e vogel”, u shpreh Gjok Uldedaj, kreu i Dhomes.

Dhoma e Tregtise kerkon gjithashtu qe qeveria te heqe TVSH-ne per importin e makinerive prodhuese, makinerive bujqesore, gjithashtu te ule vleren e TVSH-se per ato makineri qe perdoren ne industrine e ndertimit dhe t’i jape mundesine biznesit qe vleren e TVSH-se per keto pajisje ta paguaje me keste.
Shtuar më 26/04/2009, ora 02:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori