Kritikoi ashpër pas skandalit të abuzimit të minorenes në Babrru, Mimi Kodhelit i hiqet fjala
Abuzimi i vajzës së mitur në Babrru në Tiranë nga roja e shkollës dhe nga 3 të rinj, ka shkaktuar reagime të ashpra në vend.

Më skandaloze është fakti se vajza në fjalë është dhunuar për 3 vite nga roja i shkollës ku ajo mësonte, dhe dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht edhe moshatare të saj.

Dyshohet se edhe mësuesit kanë dyshuar për sjelljet e pamoralshme të rojes por nuk vepruar, ashtu si banorët e zonës të cilët për 3 vite kanë dëgjuar fjalë për këtë skandal.

Ditën e djeshme deputetët e PS mbajtën një mbledhje ku folën rreth abuzimit seksual me të miturën në Babrru, ku ish-ministrja Mimi Kodheli ka folur ashpër për sjelljen e mësuesve dhe neglizhencën e tyre në ditët e sotme.

"Dikur ne mësuesit i konsideroni si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija.

Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde.

Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot s’merret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim".- tha Kodheli.

Por fjala e Kodhelit si duket nuk është pëlqyer nga qeveria e saj pasi është censuruar dhe nuk është nxjerrë në videon e publikuar në Youtube nga mbledhja e djeshme. /albeu.com/


Shtuar më 03/06/2020, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori