Kritikohet ashper Komuna Qender
Albeu.com
Qasje joserioze. Kështu e ka cilësuar Myftinia e Shkupit veprimin e një dite më parë të Këshillit të Komunës Qendër për mos hapjen e debatit rreth iniciativës së BFI-së për ndërtimin e xhamisë ‘Burmali’ në sheshin e qytetit.
Myftinia e Shkupit tha se është akoma në pritje të përgjigjes me shkrim nga komuna Qendër, dhe u bëri thirrje kryetarit Vlladimir Todoroviq dhe anëtarëve të këshillit komunal, që kësaj iniciative t’i qasen me seriozitet dhe konstruktivet më të madh. “Ne ju kemi treguar të gjithë subjekteve se Myftinia e Shkupit ka dërguar kërkesë në kohën e duhur dhe atë prej prillit të vitit të kaluar mirëpo ne prej komunës Qendër ende nuk kemi përgjigje me shkrim në lidhje me këtë gjë, andaj prapë ne ftojmë kryetarin dhe këshillin e komunës Qendër që të mos luajnë me ndjenjat fetare të qytetarëve mysliman, në veçanti qytetarëve mysliman të qytetit të Shkupit por punën ta marrin seriozisht dhe të veprojnë ashtu siç kanë vepruar me kishën do me thënë t’i ndajnë parcelën e tokës BFI-së”, tha Skender Buzaku, Sekretar i Myftinisë së Shkupit. Edhe Këshilli për Ndërtimin e xhamisë ‘Burmali’, reagoi ndaj ngjarjeve të djeshme, në komunën Qendër dhe Prilep, duke i cilësuar paraqet provokim ndaj ligjit për ndarje territoriale dhe besimtarëve mysliman. “Përfundimisht ngjarjet e fundit vinë në kontest me gjithë Ligjin për ndarje territoriale dhe decentralizmin që është një ndër përfitimet më të mëdha të Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që ndodhi dje në komunën Qendër dhe sidomos në qytetin e Prilepit ku ende nuk lejohet të ndërtohet çarshi xhamia janë provokime të rënda për gjithë këtë proces dhe sidomos janë provokime të rënda për myslimanët e Maqedonisë. Maqedonia ende është shtet unitar dhe teorikisht nesër dikush mund të organizojë një aksion civil prej Shkupit e Tetovës të nisin 100 mijë ose 200 mijë veta dhe të shohin se çka janë punët në Prilep ose si janë duke vazhduar rindërtimi i çarshi xhamisë, tha Sinkron - Ramadan Ramadani, përfaqësues i Këshillit për ndërtimin e Xhamisë Burmali. BFI-ja të premten dërgoi një tjetër kërkesë në qeveri, për kthimin e pronës së saj në sheshin e qytetit. BFI-ja gjithashtu, dënoi edhe rastin në Prilep dhe kërkon rindërtimin e çarshi xhamisë si xhami funksionale dhe jo si muze. “Ju bëjmë apel atyre sidomos të palës ortodokse le të mos përzihen në punët e BFI dhe nuk ka nevojë që ata neve të na tregojnë se ajo xhami a duhet të shndërrohet në muze, galeri të arteve apo diçka tjetër, ajo ka qenë xhami në të cilën i kanë kryer obligimet e tyre fetare besimtarët dhe e njëjta duhet ta luan të njëjtën funksion, pra të jetë në shërbim të qytetarëve të Prilepit”, tha Abaz Islami zëdhënës i BFI-së. Sipas BFI-së, imazhi i djeshëm në Prilep flet për diskriminim të myslimanëve në Maqedoni. Ata u penguan të kryejnë obligimet e tyre fetare nga një grup qytetarësh maqedonas. (alsat-m)
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori