Kriteret dhe normat që duhen kapur për të qenë pjestar i FNSH dhe RENEA-s (FOTO LAJM)

Pëlqej
Forcat Speciale bëjnë herë pas herë pranime të reja në radhët e tyre në varësi të nevojave që ka struktura e tyre. Pranimi bëhet në bazë të ligjit 9749, date 04/06/2007 "Për Policinë e Shtetit ", Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit dhe për punonjës policie të trupës operacionale edhe sipas kritereve të veçanta të miratuara në këtë rregullore.

Kriteret

Përzgjidhet mbi bazën e rezultateve më të mira në kursin e formimit bazë për Patrullë të Përgjithshme në Qëndrën e Formimit Policor (ose në ishInstitutin e Policisë) si dhe nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Ditën e pranimit nuk duhet të jetë mbi moshën 28 vjeç.
Të jetë i gjatë mbi 175 cm.
Të ketë tregues të lartë fizikë dhe psikologjik.
Të jetë i adoptueshëm në veprimet në grup.

Sipas autoriteteve përkatesë, pranimet në Strukturat e Forcave Speciale bëhen në momentin kur këkrohet rritje personeli apo kur ka largime dhe transferime për arsye të ndryshme.


Procedura

Testimin për pranim e planifikon dhe e realizon Drejtoria Qëndrore në bashkëpunim me Repartet/Njësitë, me miratim të Drejtorit të Departamentit.

Jo më vonë se tre javë përpara zhvillimit të testimit, bëhet njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha organet e repartet e policisë për testimin e kandidatëve (me të gjitha mjetet e informacionit publik).

Regjistrohen kandidatët në qendrën e përzgjedhjes dhe trajnimit ose në repartet/njësitë e FS & NSH.

Kryhet kontrolli shëndetësor i parametrave të përgjithshëm, nga specialisti përkatës i qendrës së trajnimit ose repartit/njësisë.
Kryhet testimi psikologjik.

Kryhet testimi fizik i kandidatëve të vlerësuar “fitues” në testimin psikologjik.

Për kandidatët të shpallur “fitues” në testimin fizik, rezultatet e testimit dërgohen pranë reparteve të FS & NSH.

Komandat e reparteve të FS & NSH, mbi bazën e rezultateve të testimit dhe vlerësimit të dosjeve për sejcilin, dërgojnë propozimet në strukturat përkatëse për fillimin e punës të kandidatëve fitues.

Testimi për pranim në strukturat e FS & NSH, si rregull duhet bërë pas përfundimit të testimit për qëndrim në punë të efektivave të FS & NSH.

Pranimi kryhet me urdhër të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nëpërmjet një Komisioni Testimi.

Kandidati i marrë në strukturat e FS dhe FNSH-së, zhvillon paraprakisht kurs trajnimi 3-6 javë ne komunitet.

P.S: Tek galeria e mësipërme gjeni tabelen e normave që duhen kapur. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori