Kriteret, bashkia jep 1000 kredi të buta për strehim në Tiranë
Bashkia e Tiranës do të akordojë 1000 kredi të buta për familjet e reja apo në vështirësi ekonomike për të mundësuar lehtësimin e strehimit të tyre.

Ashtu siç kishte premtuar, kryebashkiaku Veliaj i ka hapur “dritën jeshile” financimit të programitstrehimit me kredi të buta duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja të programit social të strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”. Votave të këshilltarëve të PS-së, iu bashkuan edhe këshilltarët e LSI-së dhe të PDIU-së të cilët e vlerësuan si një nismë tepër pozitive .

Përfitues potencial të programit do të jenë individët/familje me në përbërje çifte të reja, me synim përmirësimin e kushteve të cilësisë së jetesës së tyre. Programi do të ketë një kohëzgjatje një vjeçare dhe numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht do jetë rreth 1.000 familje.

Financimi i programit është parashikuar tashmë në buxhetin e vitit 2017 në shumën 95 milionë lekë dhe masa e subvencionit të interesave të kredisë, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga ky program, do të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes së nënshkruar me bankën, me interesin prej 3% që paguan familja mbi principalin e kredisë.

Ky është një program që do të ketë një impakt pozitiv edhe në ekonominë e Tiranës, pasi duke çliruar një sasi kaq të madh financimesh, do t’i japë një stimul sektorit të ndërtimit, duke krijuar vende pune jo vetëm në këtë sektor, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë të lidhur me të. Bashkia e Tiranës zbaton një sërë programesh në fushën e mbështetjes sociale. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori