"Kristali" arreston 6 persona për drogë
Pëlqej
Arkiv
Gjashtë persona u arrestuan nga policia e Tiranës në një aksion antidrogë i cili ka sekuestruar 43 kilogramë kanabis sativa. Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike në Policinë e Kryeqytetit, në vazhdimësi të operacione me synim për të goditur grupet dhe rrjetet e furnizmit e të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion të koduar “Kristal”, duke arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe sekuestruar sasinë prej 43 kg lënë narkotike e dyshuar Mariuanë.

Më konkretisht u arrit arrestimi i shtetasve të mëposhtëm :

- Altin Nikoll Ndoci, 23 vjec, banues në Tiranë,

- Aurildo Xhelal Xheka, 31 vjec, banues në Tiranë,

- Mark Ndue Gega, 23 vjec, banues në Piraj, Lezhë,

- Xhaferr Maliq Ferati, 23 vjec, banues në Tiranë,

- Thoma Stefan Rrapi, 39 vjec, banues në Tiranë,

- Vladimir Llesh Shtjefni, 30 vjec, banues në Lezhë,

si dhe u shpall në kërkim shtetasi Nikolin Sarafin Zefi, 28 vjec, banues në Piraj, Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje në mesnatë pas informacioneve të marra në ngarkim të tyre dhe organizimit të shërbimeve me qëllim kapjen e tyre, u arrit arrestimi i tyre në rrugën “Komuna e Parisit” në afërsi të një qëndre tregëtare, në Tiranë.
Shtuar më 22/11/2010, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori