Krisja PS-LSI, Kryemadhi sërish sulm ndaj Ramës: Lëri pseudo-reformat!
Deputetja e LSI Monika Kryemadhi nga Rrajca ka sulmuar sërish qeverinë Rama për pseudoreforma.

Sipas Kryemadhit të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria Rama si reforma në arsim, drejtësi dhe shëndetësi sjanë asgjë më shumë se pseudo reforma.

“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti.

Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë.

Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi./albeu.com/



Shtuar më 24/03/2017, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori