Krisja e koalicionit/ Shpërthen Erjon Braçe: S’ia dalim dot me llafe, duhet punë
“Me llafe nuk ja dalim dot”. Këtë këshillë deputeti socialist, Erjon Braçe, i ka sugjeruar kryeministrit Rama dhe Qeverise për daljen nga debatet me LSI-në.

Ne një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Braçe, ka ironizuar LSI-në, zyrtarët më të lartë të së cilës kanë hedhur akuza ditët e fundit mbi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policinë e Shtetit, duke i cilësuar drejtuesit e saj si të pozicionuar politikisht, pjesë të bandave kriminale dhe se kanë mbështetur kultivimin e kanabisit.

Statusi i Braçes

“Une mendoj se, Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund!

Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin!

Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot. Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!”/Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori